Shkolla pa dritare dhe me mure të rrënuara

Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga nisja e vitit të ri shkollor, disa institucione arsimore në zonat rurale duket se nuk janë ende gati të mirëpresin nxënësit.

Kjo ndërtesë njëkatshe, me mure të rrënuara dhe pa dritare është shkolla 9 vjeçare Ilmi Koxhaj në fshatin Nishovë të qarkut të Beratit.

Në ambientet e saj këtë vit do të zhvillojnë mësimin rreth 20 nxënës nga tre fshatra, Nishovë, Brabullas dhe Vërnovë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ashtu si shihet edhe nga këto pamje institucioni nuk është pajisur me infrastrukturën e duhur për vitin e ri shkollor, ndërsa kushtet jashtë shumë larg standardeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më e vështirë situata është gjatë ditëve të ftohta të dimrit ku mungon ngrohja ndërsa në kushte të mjerueshme ndodhen edhe tualetet.

Përpos vështirësive, nxënësit e kësaj shkolle shprehen optimistë dhe ambicioz.

Ndërsa për të ndjekur gjimnazin, nxënësit e fshatit Nishove duhet të udhëtojnë me kilometra për të mbërritur në gjimnazin e qytetit më të afërt atë të Poliçanit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?