FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shkolla Verore 2026, ministrja Kumbaro: E shtrijmë programin në 47 shkolla që fëmijët të kenë pushime të bukura dhe aktive

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, në një takim me drejtues të institucioneve të arsimit parauniversitar, ekspertë të Ministrisë së Arsimit dhe përfaqësues të World Vision Albania prezantoi nisjen e programit “Shkolla Verore 2026”. Këtë vit ky program do të zbatohet në 47 shkolla: 45 shkolla të Tiranës dhe 2 të Kamzës me pjesëmarrjen e 7500 nxënësve.

“Ky program do t’u ofrojë fëmijëve një kalendar të pasur aktivitetesh, ku nxënësit do të kenë mundësinë të përfshihen në klube të ndryshme si arti, sporti, muzika, mjedisi, teknologjia dhe shumë të tjera, duke krijuar hapësira për të mësuar, krijuar, socializuar dhe kaluar kohë cilësore larg ekraneve. Për zbatimin e këtij programi është angazhuar një staf i gjerë mësuesish si pjesë e paketës së programit ‘Pas Shkolle’, por edhe punonjës socialë, oficerë sigurie dhe të rinj vullnetarë nga gjimnazet, të cilët do të kontribuojnë që fëmijët të përjetojnë pushime verore të bukura, aktive dhe kreative”, tha ministrja Kumbaro.

Nxënësit pjesëmarrës do të bëhen pjesë e programit përmes përfshirjes në 10 klube: Klubi i Artit dhe Punëve Dore, Klubi i Leximit dhe Tregimeve, Klubi i Sportit dhe Lojërave Fizike, Klubi i Teatrit dhe Dramës, Klubi i Eksperimenteve Shkencore, Klubi i Muzikës dhe Ritmit, Klubi i Mjedisit dhe Kujdesit për Natyrën, Klubi i Teknologjisë dhe Krijimtarisë Digjitale, Klubi i Lojërave Logjike dhe Strategjike dhe Klubi i Kulturës dhe Gjuhëve të Huaja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?