Shkollë e re në Vaun e Dejës, falë Ambasadës Amerikane
Aktualitet E Premte, 24 Shtator 2021 12:38
500 nxënësit e shkollës “Mons Luçian Agostini” në Vaun e Dejës do të mësojnë në kushte më të mira. Ky institucion arsimor u rikonstruktua me një investim të Ambasadës Amerikane dhe Bashkisë Vaut i Dejës. Përfaqësuesi i ambasadës, James Hilton tha se investime të tilla tregojnë angazhimin amerikan për rritjen e vlerave të shoqërisë shqiptare. Investimi amerikan në këtë shkollë kap vlerën e rreth 600 mijë dollarëve.
KOHA JONË SONDAZH

