Shkon në 14 numri i të ndaluarve në Lazarat

Policia e Shtetit bën me dije se deri më tani, në Lazarat janë arrestuar 14 persona të dyshuar për sulmin e djeshëm.

Ajo u bën thirrje gjithashtu edhe personave të tjerë të dyshuar, që të vetëdorëzohen.

“Policia e Shtetit vijon operacionin për kapjen e personave të shpallur në kërkim, për sulmin me armë të një ditë më parë, ku mbeti i vrarë efektivi i forcave RENEA Ibrahim Basha dhe u plagosën dy efektivë të tjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë këtyre orëve, janë ndaluar 14 shtetas:

Swiss Digital Mobile Reklama

Zhaklin Dërxho

Gurim Skënderi

Albon Meçi

Denis Mahmutaj

Rustem Mahmutaj

Xhuljano Nuri

Fatmir Gërveshi

Sinan Rabaj

Jeton Kalemi

Sevo Shurdhi

Xhuljan Malo

Gerald Bime

Xhemil Gjolleshi

Eligent Basha", citon Policia e Shtetit.

Teksa në orët e para të mëngjesit të sotëm, forcat speciale RENEA dhe FNSH kanë rinisur kontrollet në fshatin Lazarat dhe në banesat e personave të shpallur në kërkim. Ndërkohë grupi hetimor po kqyr vendin ku u sulmuan me armë forcat e Policisë.

Të dhënat paraprake evidentojnë të paktën 10 vatra zjarri, ku u sekuestruan rreth 100 gëzhoja kallashnikovi dhe mitralozi, një granatë dhe një thikë. Policia e Shtetit përsërit edhe njëherë thirrjen drejtuar personave të shpallur në kërkim, të dorëzohen pranë organeve ligjvënëse.

Operacioni do të vijojë deri në kapjen e personit të fundit në kërkim dhe përballjen e tyre me forcën e ligjit”, thuhet në deklaratën e policisë. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?