Shkon në 278 vetë numri i viktimave nga tërmeti

Bilanci i fundit i viktimave nga tërmeti në Itali ka arritur në 278 vetë. Shifra është konfirmuar nga Drejtoria e Mbrojtjes Civile mëngjesin e sotëm.

Ndërkohë 238 vetë janë shpëtuar, duke u nxjerrë të gjallë nga rrënojat e shtëpive.

Numri i të plagosurve në spitalet e rajoit të Lacios, Marke e Abruzzo është 378 vetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Italia ndërkohë ka shpallur gjenndjen e jashtëzakonshme. Kryeministri Mateo Renzi ka thënë se zia kombëtare do të caktohet ditën kur viktimat do të përcillen për në banesën e fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mes viktimave nga ky tërmet në Amatrice dhe në qytezën e Arquata del Tronto ishte edhe një emigrant shqiptar nga Roskoveci, Erjon Toro, trupi i të cilit pritet të mbërrijë në vendlindje këto ditë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?