Shkon në 4 numri i refugjatëve që janë kthyer në Itali, pasi sot zbritën në Lezhë

Shkon në katër numri i emigrantëve që janë rikthyer në Itali, pas mbërritjes mëngjesin e sotëm në kampin e Gjadrit në Shëngjin. Bëhet me dije se dy prej tyre janë rikthyer në Itali, për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore. Kujtojmë se më herët drejt Italisë u nisën dhe dy të tjerë, pasi pas verifikimeve ata u panë që ishin të mitur, ndërsa gjithsej mbërritën 16 persona. Sipas marrëveshjes mes shtetit shqiptar dhe atij italian në kampet në Shqipëri do të mbahen vetëm emigrantët meshkuj, ndërsa gratë dhe minorenët do të procedohen në qendrat e refugjatëve në Itali.

 

SHKARKO APP