Shkon në 456 numri i të infektuarve, ja shpërndarja sipas rajoneve në Itali

Numri i të infektuarve nga koronavirus vazhdon dhe rritet. Numri është rritur edhe në Itali, ku nga 400 raste të rregjistruaar mbrëmë, sot numërohen 456. Rasti i parë u rregjistrua edhe në Puglia. Media italiane shkruajnë për një burrë 43 vjeç të infektuar. Ndërkohë në Taranto janë mbyllur shkollat. Sipas të dhënave të azhurnuara me lajmet e fundit të ofruara nga rajonet, ekzistojnë 456 infeksione në 12 rajone: 305 në Lombardi, 71 në Veneto, 47 në Emilia Romagna, 16 në Liguria, 3 në Piemonte, 3 në Lazio, 3 në Siçili, 3 në Marche, 2 në Toscana, 1 në Tyrol Jug, 1 në Puglia, shkruan La Republica.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?