Shkon në 539 numri total i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri, Laçi i shtohet hartës COVID

Gjatë 24 orëvë të fundit ISHP ka konstatuar 21 raste të reja me koronavirus duke e çuar në 539 numrin total të të prekurve. Gjatë 24 orëve të fundit në hartën e koronavirusit është futur edhe Laçi me dy raste.

Shkodra konsiderohet si vatra më problematike për koronavirusin sot në Shqipëri krahas Tiranës. Rastet në qytetin veri-perëndimor janë rritur ndjeshëm gjatë dy javëve të fundit. Shkodra tani numëron 94 raste, ndërsa është rritur ndjeshëm edhe Kruja duke shkuar në 11 raste.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 35 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në reanimacion të intubuar, ndërsa 4 prej tyre janë në pavion. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë.

Rastete  reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit

-11 raste Shkodër
-4 raste në Tiranë
-4 raste Krujë
-2 raste Laçi

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 245 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 16 raste
– Fier 35 raste
– Kavajë 9 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 19 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 94 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 13 raste
– Krujë 11 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 9 rast
-Mallakastër 1 rast
– Kurbin 2 raste

SHKARKO APP