Shkon në 8 numri i të infektuarve me Covid-19 në Mat, izolohen të gjitha rastet

Ka shkuar në 8 numri i të infektuarve me Covid-19 në Mat.

5 kampionët për analiza të marra një ditë më parë 2 prej tyre kanë rezoltuar pozitiv. Burime pranë NJVKSH thanë se dy rastet e reja janë brenda njërës prej familjeve, të cilat dolën me Covid-19 një ditë më parë.

Të gjitha rastet janë të izoluara dhe monitorohen nga mjekët e familjes pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Mat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një ditë më parë Bashkia e Matit ka bërë edhe dezinfektimin e banesave të familjeve të rezoltuara të infektuara në fshatin Urakë të Njësisë Administrative Rukaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?