Shkon të takojë burrin në burg, i vdesin dy fëmijët e vegjël në aksident

Për një ndërtim pa leje Sokol Negollari ishte arrestuar dhe dënuar e ku vuante dënimin në burgun e Rrogozhinës.

Prokuroria e Durrësit urdhëroi lirimin e menjëhershëm të babait të dy fëmijëve të cilët humbën jetën dje në një aksident rrugor në Kavajë.Sokol Negollari ishte dënuar për ndërtim pa leje.

Gjykata e Durrësit e mbledhur urgjent këtë fundjavë i ndryshoi atij masën e sigurisë në detyrim paraqitje. Ai u lirua me leje të veçantë që të marrë pjesë në varrimin e 2 fëmijëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy fëmijët të cilët humbën jetën dje, po shkonin për të takuar babanë në burg.Bashkëshortja e tij u aksidentua ditën e djeshme në Qeret ku u përplas me një trafikndarëse.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo po shkonte në Burgun e Rrogozhinës për të takuar të shoqin së bashku me tre fëmijët, por nga aksidenti, dy prej tyre humbën jetën. Viktimat janë 3 dhe 5 vjeç ndërsa fëmija 1 vjeç fatmirësisht mundi të mbijetojë së bashku me të ëmën Silva Negollari.

Sokol Negollari banues në fshatin Gërmenjë Kavajë rezulton se është prangosur më 5 Shkurt të 2016-ës ndërsa hetimet ndaj tij kishin nisur në Janar të këtij viti.

Këtë të diel në shoqërinë e eskortës së sigurisë së burgjeve ai është dërguar në banesën e tij për të kryer ceremoninë mortore dhe pas përfundimit të mortit ai do të kthehet për procedurë në paraburgim ku do të ekzekutohet masa e re e sigurisë ajo e detyrim paraqitje. Ndërkohë pas aksidentit të djeshëm prokuroria e Kavajës dhe ajo e Durrësit kanë nisur procedimin penal për kontraktuesin i cili kishte përgjegjësi për mirëmbajtjen e aksit Kavajë-Rrogozhinë ku nga këqyrja e vendit të ngjarjes ka rezultuar se bordurat mbajtëse të rrugës ishin të prera duke krijuar një kalim të paligjshëm në këtë trase.

Për një ndërtim pa leje në fshat ai burgoset ndërkohë që kriminelët enden rrugëve kapërdisur dhe nën shoqërinë e politikanëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?