Shkoza nën rrethim, përplasja e policisë me banorët (Pamje të papublikuara)
Shkoza ndodhet nën rrethim. Ndërsa fadromat dhe eskavatorët e IKMT-së vazhdojnë të shkatërrojnë banesat në Shkozë të Tiranës, pamjet që nuk janë filmuar nga mediat. Në pamjet e mbërritura duken qindra forca policie që kanë rrethuar 153 shtëpitë e banorëve të Tiranës, që janë duke u shkatërruar sepse aty do të ndërtohet një rrethrrotullim. Në pamje të tjera duken edhe banorët të cilët janë duke u përplasur me policinë e duke kundërshtuar prishjen e banesave. Mëngjesin e djeshëm dhe të sotëm qindra forca policie kanë rrethuar banorët e Shkozës, duke mos i lënë që të dalin as nga shtëpitë e tyre e ata që ishin jashtë, të mos futeshin brenda tyre sepse do prisheshin. Pamje të tilla në Shqipëri janë parë vetëm kur policia sulmoi Lazaratin për 1 muaj./Syri.net/

