Shkrihet Hetimi Tatimor
Kryeministri Edi Rama ka vendosur që të shkrijë hetimin tatimor, një institucion ky në varësi të drejtorisë së Tatimeve.
Nga burime mësohet se vendimi është marrë në një mbledhje në Ministrinë e Financave, ku kanë marrë pjesë kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministri Erion Braçe.
Qeveria po planifikon të ngrejë një inspektoriat shtetëror për ekonominë ku do të përfshihet hetimi tatimor dhe ai doganor.
Si rezultat i shkrirjes së hetimit tatimor një sërë drejtuesish të kësaj njësie pritet të mbeten pa punë.
Hetimi Tatimor kishte si funksion hetimin e bizneseve për evazion fiskal por shpesh herë është përballur me akuza nga bizneset për korrupsion.
KOHA JONË SONDAZH

