Shkrihet struktura e PS në Shkodër, Rama mbledh drejtuesit e veriut

Një ditë pas shkrirjes së strukturës së PS në Shkodër, kryeministri Edi Rama ka mbledhur drejtuesit e rajonit të veriut. Në takim janë drejtuesit e qarqeve Shkodër, Dibër, Lezhë dhe Kukës, deputetë të këtij rajoni si dhe kryetarët e bashkive. Në fokus të takimet është situata brenda partisë, pasi një ditë më parë takimi në Shkodër u shoqërua me debate të ashpra. Të deleguarit nga qendra, Arben Pëllumbi e deputetet Luan Harusha, Senida Mesi dhe Klotilda Ferhati, u përballën me kritika e akuza kryesisht për çështjen e punësimeve.

SHKARKO APP