Shkrumbohen 25 njësi tregtare dhe 2 banesa nga zjarri në Shkodër! Flakët rrezikojnë edhe një shkollë
Aktualitet E Premte, 14 Qershor 2024 19:49
25 njësi tregtare dhe dy banesa të djegura, është ky bilanci nga zjarri që përfshiu tregun e Shkodrës në lagjen “Ndoc Mazi”. Tregu ishte me rroba të përdorura, çka ndihmoi më shumë në përhapjen e flakëve. Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk dihen, ndërsa forca të shumta zjarrfikëse janë në vendin e ngjarjes. Fatmirësisht nuk ka të lënduar pasi tregu ishte i mbyllur në momentin e rënies së zjarrit.