Shkrumbohen dy makina në pronësi të të njëjtit person në Vlorë. Policia jep të dhënat e para

Dy automjete janë djegur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në fshatin Vallahinë të Selenicës në Vlorë.

Mësohet se makinat janë në pronëse të shtetasit me inicialet T.K., banues në fshatin Vllahinë. Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.

NJOFTIM

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 21.09.2021, rreth orës 03:17,
në fshatin Vllahinë, Selenicë, ka rënë zjarr dhe janë djegur dy automjete, të dyja në pronësi të shtetasit T. K, banues në fshatin Vllahinë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

SHKARKO APP