Shkrumbohet autobuzi i linjës Tiranë-Delvinë

Autobuzi i linjës Tiranë-Delvinë me targa targë DL3225A u përfshi nga flakët rreth orës 14:00 në Fratar të Fierit.

Mësohet se zjarri ka nisur në gomat e pasme të mjetit, cka ka detyruar drejtuesine  tij të ndaloje dhe të zbresë pasagjerët.

Por, autobuzi është shkrumbuar krejtësisht nga flakët, edhe pse në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikësit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkak i zjarrit sipas të dhënave paraprake nga policia ka qenë një defekt elektrik, në qarkun e mjetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?