Shkrumbohet banesa në Durrës nga rrjedhja e gazit, ja çfarë ka mbetur (Video)

Një banesë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në lagjen numër 4, tek tregu i fruta perimeve në qytetin e Durrësit.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se si pasojë e rrjedhjes së gazit në katin e katërt të një pallat, banesa është përfshirë nga flakët.

Në momentin e zjarrit nuk kishte njeri në banesë, por zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zjarrfikëset në vendngjarje bënë të mundur neutralizimin e flakëve. Vijojnë hetimet për zbardhjen shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama
Rrjedhje gazi, banesa në Durrës përfshihet nga zjarri

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?