Shkrumbohet fabrika e riciklimit, ja fotot nga zjarri në Kashar (FOTO LAJM)

Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë riciklimi mbetjesh në Mëzes të Tiranës. Fabrika është e përfshirë e gjitha nga zjarri, duke u shkrumbuar e gjitha, ndërkohë që nga flakët rrezikohet seriozisht një karburant dhe një tjetër subjekt biznesi.

Disa makina zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, por mësohet se janë thirrur në ndihmë edhe mjete zjarrfikëse nga Durrësi, Kavaja dhe të Ushtrisë. Shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të paqarta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?