Shkrumbohet fabrika e riciklimit në Tiranë, ishte gjobitur për sistemin e alarmit

Një shtëllungë e madhe tymi është ngritur këtë paradite në perëndim të Tiranës, në zonën ku u dogj një fabrikë riciklimi mbetjesh në Kashar. Flakët raportohet të kenë nisur rreth orës 10:00 të mëngjesit dhe zjarffikësve iu deshën më shumë se katër orë që të vinin në kontroll flakët.

Fabrika është e shkrumbuar totalisht. Nuk ka pasur të lënduar në njerëz, pasi në momentin që nisi zjarri punëtorët kanë dalë me shpejtësi jashtë dhe kanë lajmëruar zjarrëfikësit.

Retë e tymit janë përhapur në të gjithë Tiranën, ndërsa flakët rrezikuan edhe bizneset përreth. Pranë fabrikës është një karburant, një biznes tjetër i kompanisë Everest dhe studiot e Top Channel.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fabrika që u dogj është në pronësi të Vullnet Hakës, kryetar i Shoqatës së Ricikluesve në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Para një viti kompania ‘Everest’ u përfshi nga flakët dhe u gjobit për mos respektim të kushteve të sigurisë. Pavarësisht kësaj, edhe në rastin e dytë të zjarrit sistemi i alarmit nuk ka funksionuar thonë zjarrfikësit.

Pronari i fabrikës, Vullnet Haka është një personazh i njohur,për publikun, për shkak të lobimit pranë qeverisë për miratimin e ligjit për importin e mbetjeve në Shqipëri. Ambjentalistë dhe gazetarë kanë kundërshtuar importin e mbetjeve nga jashtë, me arsyetimin se shteti shqiptar nuk ka kapacitete të kontrollojë kompanitë ricikluese.

Zjarri që ra sot në Tiranë është një tjetër provë e mungesës së kontrollit. Kur shteti nuk i kontrollon dot sistemin e alarmit kundër zjarrit, si mund të kontrollojë mbetjet që do importohen dhe procesin do kryejnë për riciklim?/lapsi/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?