Shkrumbohet gjatë natës makina luksoze në Durrës, ekspertiza zbulon shkakun e zjarrit
Një automjet është shkrumbuar gjatë natës në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në rrugën paralele me Portin e qytetit bregdetar.

Mjeti tip “BMW X5” është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit të së premtes, dhe për pasojë është djegur plotësisht.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, dhe menjëherë kanë nisur hetimet. Nga ëekspertiza rezultoi se shkak i zjarrit ka qenë një defekt në sistemin elektrik në automjet, pasi fshirësja e pasme ka ngelur takuar.
Ndërkaq, është zbuluar pronësia e automjetit “BMW”, i cili i përket drejtorit të arsimit dhe kulturës në Bashkinë e Durrësit, Ardian Gurra.
Informacion shtesë
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur rreth mesnatës, ku në lagjen Nr.4 është djegur automjeti tip BMW X5, në pronësi të shtetasit A.G. ju informojmë se:
Në bazë të Aktit të Ekspertimit të përpiluar nga Ekspertët Zjarrëfikës ka rezultuar se shkak i zjarrit ka qenë një defekt në sistemin elektrik në automjet, pasi fshirësja e pasme ka ngelur takuar.
Nuk kemi të bëjmë me zjarrëvënie të qëllimshme.
/BW
KOHA JONË SONDAZH

