Shkrumbohet makina e krushqve në Librazhd, dasma rrezikoi të kthehet në tragjedi
Ditën e sotme në aksin Librazhd-Elbasan ka ndodhur një aksident, ku një makinë ka shpërthyer në flakë gjatë ecjes. Bëhet fjalë për një mjet tip “Mitsubishi” me targa AA 396 DJ, me drejtues shtetasin S.M, 31 vjeç, banues në Tiranë.
Ky aksident fatmirësisht nuk ka patur të lënduar pasi shoferi ka mundur të dalë jashtë makinës. Mësohet se ‘Mitsubishi’ ishte pjesë e ‘autokolonës’ së krushqve që udhëtonin nga Elbasani drejt Pogradecit për të marrë nusen.
Ndërkohë në vendngjarje grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave që shkaktoi zjarrin në makinë
KOHA JONË SONDAZH

