Shkrumbohet makina me targa false në Fier. Pamjet nga vendngjarja
Një makinë është gjetur e djegur në Fier pranë vendit të quajtur “Afrimi i ri”. Nga të dhënat e para raportohet se mjeti i djegur, është qëlluar fillimisht me armë në zonën e rreth rrotullimit dhe më pas i është vënë flaka në periferi të qytetit.

Mjeti rezulton me targa false dhe brenda saj është konstatuar një armë dhe një krehër me fishekë. Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.
Gazetari Ervis Kuçi raporton për “BalkanWeb” se fillimisht janë dëgjuar të shtëna me armë në rreth rrotullimin e parkut të qytetit, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ky mjet është përdorur nga autorët dhe për të zhdukur gjurmët, i kanë vënë zjarrin makinës.
KOHA JONË SONDAZH

