Shkrumbohet makina në Vlorë, kujt i përkiste dhe çfarë dyshohet

Shkrumbohet natën e mbrëmshme një automjet në qytetin e Vlorës. Mësohet se makina e djegur është Opel Vectra me targa VL 7522 C dhe është djegur në lagjen “Lirimi”.

Ajo ka qenë e parkuar ne rrugën “Zigur Lelo” dhe nga hetimet e para flitet për një zjarrevënie të qëllimshme.

Makina është në pronësi të shtetasit me iniciale G.H., i cili po merret në pyetje nga policia. Ndërkohë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?