Shkrumbohet makina, shpëton mrekullisht shoferi
Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në zonën e Shkozës në Tiranë, ndërsa fatmirësisht ka shpëtuar pa dëme drejtuesi i saj, i cili ka dalë nga makina në kohë.
Si pasojë e flakëve, sipas policisë, është djegur pjesërisht automjeti, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një defekte teknik.
“Tiranë/Informacion paraprak: Me datë 03.05.2023, në Shkozë, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin D.J, dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, njofton Policia e Tiranës në lidhje me ngjarjen.