Shkrumbohet natën një makinë në Durrës, ja dyshimet e policisë

Një makinë është djegur gjatë natës në Durrës. Automjeti me targa AA347OO është përfshirë në flakë rreth orës 02.00 të mëngjesit të sotëm.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit bregdetar, në rrethana që ende presin të sqarohen nga policia.

Policia e njoftuar për ngjarjen ka mbërritur në vend dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkakut të djegies së automjetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekspertët e policisë dhe zjarrfikëses dyshojnë që kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?