Shkrumbohet nga flakët lokali në Tiranë

Një lokal në katin e dytë të një pallati është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm (26 korrik). në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Mine Peza, dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

”Më datë 26.07.2020, rreth orës 02:45, në rrugën”Mine Peza”, në katin e dytë të një pallati, ka rënë zjarr në ambientet e brendshme të një lokali i cili ka qenë i mbyllur dhe falë nderhyrjes së shpejtë të ekspertëve të PMNZSH-së, është bërë e mundur fikja e zjarrit, ku ka vetëm deme materiale”, informon policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, edhe një mjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e 25 korrikut, në Kamëz.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mësohet se mjeti ishte i parkuar dhe u përfshi nga flakët si pasojë e një shkëndije policie.

”Më datë 25.07.2020, rrreth orës 23:25, në Kamëz, në rrugën “Fan Noli”, si pasojë e një shkendije elektrike në oborrin e banesës së shtetasit A.Z., është djegur mjeti i parkuar në pronësi të shtetasit A.B., ku ka vetëm deme materiale”, informon policia.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes ku paraprakisht dyshohet se është ngjarje aksidentale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?