Shkrumbohet nga zjarri një makinë në Elbasan
Gjatë natës së mbrëmshme në lagjen “Çlirimi”, Elbasan është shkrumbuar nga zjarri një makinë tip “Porsh”, me targa AA 177 TK.
Makina ishte në pronësi të shtetasit M.M, 34 vjeç, banues në lagjen “11 Nëntori”, Elbasan.
Nga burimet e policisë mësohet se mjeti ishte parkuar te ish-terminali i autobuseve dhe si pasojë e flakëve mjeti ështe djegur pjesërisht.
Bëhet me dije se në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku nga veprimet e para dhe deklarimet e pronarit i cili nuk ka ndonjë pretendim se mjeti mund ti jetë djegur qëllimisht dyshohet se ngjarja është aksidentale.
KOHA JONË SONDAZH

