Shkuan për të prishur lokalin në Ksamil, banorët përplasen me punonjësit e IKMT
Aktualitet E Martë, 28 Shtator 2021 15:49
IKMT ka shkuar në Ksamil, për të prishur një objekt që funksionon si lokal.
Mirëpo punonjësit e IKMT kanë hasur në rezistencën e ashpër të banorëve.
Mësohet se këta të fundit janë përplasur me punonjësit e IKMT-së.
Banorët kanë goditur mjetet me të cilat kishin ardhur punonjësit e IKMT-së.
Kjo e fundit ndodhet në Ksamil për të ekzekutuar urdhrin e prishjes së disa objekteve.
KOHA JONË SONDAZH

