“Shkuma party në Dhërmi”, skandalet me tekstet shkollore të klasave fillore
Vitet e fundit skandalet me tekstet e shkollave nuk kanë qenë të pakta. Katër vite më parë një tekst skandaloz tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, pasi u tregonte fëmijëve se si mund të pinin një shkumës të tretur në ujë. Teksti me titull “Shkumësi magjik” i mësonte ata të përdornin këtë shurup për t’u sëmurur dhe për të gjetur justifikim që të mos shkonin në shkollë.
Librat vijojnë të kenë në tekstet e tyre histori sa qesharake aq edhe shqetësuese.
E tillë është fabula e shkruar nga Zhan de la Fonten në vitet 1600 për gjinkallën dhe milingonën në librin e leximit të klasës së dytë.
Me kalimin e viteve kjo fabul ka marrë tjetër formë ku shkruhet se gjinkalla bënte shkuma-party në verë dhe nuk siguroi ushqimin për dimër. Transformimi i fabulës është absurd pasi një pjesë e fëmijëve 7-vjeçarë as nuk kanë dëgjuar për këto party-t që u përkasin të rriturve.
Raste të tjera të këtyre gabimeve trashanike ka me dhjetra nga librat e asaj kohe. I tillë është rasti i tregimit në leximin për klasën e 4 që ka një histori gati si filmat horror.
Në tekst shkruhet:
Gruaja u rrëzua dhe humbi jetën në spital. Beni përfundoi në burg, ndërsa fëmijët mbetën jetimë. Për ta kujdesen aktualisht gjyshërit nga nëna, të cilët e kanë të vështirë të mos u përçojnë fëmijëve urrejtjen ndaj të atit të tyre.”
KOHA JONË SONDAZH

