Shkup, “lum” vizitash në shtëpinë ku lindi Nënë Tereza
Vendlindja e Nënë Terezës, Shkupi, po pret me emocion ditën e diel të shenjtërimit të saj. Shtëpiamuze, aty ku Gonxhe Bojaxhiu jetoi deri në moshën 18vjeçare, pret me dyert hapur për të gjithë vizitorët, të cilët kanë qenë të shumtë ditët e fundit.
Kuratori i muzeut, Dragan Kostiç, tregon sesi ka qenë jeta e saj në Shkup, derisa Nënë Tereza u nis drejt Indisë nëpërmjet Irlandës. Sami Yusuf, një vizitor nga Azerbajxhani, ka udhëtuar drejt Shkupit vetëm me një qellim. “Ishte një kënaqësi dhe një eksperiencë e papërshkrueshme të vizitoja memorialin e Nënë Terezës. Ajo personifikon sakrificën, dhembshurinë, dashurinë për të gjithë ne, pavarësisht nga përkatësia fetare” shprehet Sami Yusuf.
Ndërsa Maqedonia ka qenë e përfshirë në trazira politike dhe protesta muajt e fundit, tani banorët e Shkupit kanë bashkuar lutjet për ta nderuar Nënë Terezën. “Ajo ishte një grua me një kontribut të madh që nuk mund të përshkruhet me fjalë.
Ajo na mësoi në modestinë dhe anën njerëzore”, shprehet Stojmen Nasteski, banor i Shkupit. “Sigurisht që më bën krenar sepse një person krejtësisht i thjeshtë do të shpallet shenjtor. Dhe ajo u shenjtërua nëpërmjet humanitetit dhe punës së nderuar që Gonxhe Bojaxhiu ka bërë gjithë jetën e saj”, shprehet Venco Donev, një tjetër banor i Shkupit.
KOHA JONË SONDAZH

