Shkup, Protesta për largimin e qeverisë Gruevski, në mbështetje eurodeputetë e ambasadorë

 

Opozita maqedonase dhe shumë qytetarë po zhvillojnë protestën masive  në Shkup për largimin e qeverisjes të kryeministrit Nikola Gruevski.

Mijëra aktivistë dhe simpatizantë të partive opozitare maqedonase, përfaqësues dhe përkrahës të shoqërisë civile maqedonase, shqiptare, qytetarë të komuniteteve të ndryshme, por edhe eurodeputetë janë pjesëmarrës në këtë protestë përpara godinës së qeverisë.

Protesta organizohet  para Qeverisë, ndërsa lideri i opozitës Zoran Zaev ka theksuar se nuk do tërhiqen nga protestat dhe do të qëndrojnë të ngujuar para Qeverisë, deri në dorëheqjen e kryeministrit Nikola Gruevski.

Forca të mëdha policore kanë shtuar masat e sigurisë për protestën,  Në protestën e opozitës u lajmërua se do të ketë edhe përfaqësues të trupit diplomatik në Maqedoni, ish-ambasadorë të vendeve evroperëndimore, eurodeputetë dhe përfaqësues të ndryshëm ndërkombëtar, të cilët përkrahin përpjekjet e opozitës për rikthimin e demokracisë dhe besimin tek institucionet, pas aferës së përgjimeve, e cila nxjerrë në sipërfaqe kontrollin e fuqishëm të shtetit nga ana e klikës aktuale shtetërore.

Ndërkohë, partia në pushtet VMRO-DPMNE për të hënën ka paralajmëruar një kundër protestë, e cila ka në shënjestër opozitën dhe siç thuhet tentimin e saj për të destabilizuar vendin.

SHKARKO APP