Shmanget ngjarja tragjike në Durrës. Policia shpëton 25-vjeçarin që rrezikonte të mbytej

Sot rreth orës 12:30, shërbimet e Patrrullës së Përgjithshme, të cilët kryejnë patrullimin me biçikletë kryesisht në bregdet, në lagjen nr.1, në plazhin e Currilave, kanë dëgjuar një zë i cili kërkonte për ndihmë.

Menjëherë shërbimet e Policisë janë futur në det dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen në breg, të shtetasit M.K., 25 vjeç, banues në Lushnje, dhe i kanë dhënë ndihmën e parë.

Fatmirësisht shtetasi M.K., është jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?