Shndërroi lokalin në kazino, arrestohet pronari 34-vjeçar në Tiranë
I. Tafa, pronari i një lokali në Tiranë është vënë në pranga, pasi e përdorte ambientin në mënyrë të kundërligjshme për lojëra fati.
Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e 34-vjeçarit, në rrugën “Muhamet Deliu”, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale dy makineta që shërbejnë për lojërat e fatit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.