Shoferët bllokojnë këmbësorët në vijat e bardha

Të kalosh vijat e bardha, si këmbësor në Tiranë, është mision i vështirë dhe mjafton një vëzhgim i thjeshtë për ta konstatuar këtë. Drejtuesit e automjeteve, të ndikuar nga prania e kamerës, në shumicën e rasteve e ulnin shpejtësinë, por dikush tjetër rrezikon seriozisht jetën e kalimtarëve. Kodi Rrugor përcakton qartësisht se kalimtarët kanë përparësi te vijat e bardha, por mesa duket drejtuesve të automjeteve u duhet ende kohë të ndërgjegjësohen. “Situata ka një përmirësim të ndjeshëm edhe pas masave të marra. Me shtimin e sinjalistikës, por edhe me masat e vendosura nga policia. Fakti që ne kemi 7 apo 8 raste në vit kur qytetarët humbin jetën teksa janë duke kaluar mbi vijat e bardha, atëherë kjo tregon se problematika vazhdon të jetë serioze”, thotë eksperti, Gëzim Hoxha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?