Shoferët që humbin pikët e patentës, Gonxhja zbulon çfarë ndodh
Drejtori i Përgjithshëm pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja në një intervistë televizive, tha se shoferët që humbasin pikët e patentës do të duhet të rikthehen sërish në auto-shkollë, për të dhënë provimet e teorisë dhe praktikës.
“Çdo njeri që humb pikët e patentës për shkelje të përsëritura të rënda do të kthehet sërish në autoshkollë. Kontrolli i pikëve të patentës është i kollajt, është në e-Albania. Ata që janë korrekt kanë shtesë pikësh, ndërsa kush bën shkelje humb pikët.
Kur arrijnë fundin e pikëve duhet të kenë kujdes sepse do kthehen nga e para në autoshkollë. Ka një fazë riedukimi. Do mësohen nga e para normat e sjelljes të cilat janë posaçërisht për ato shkelje që bëhet dhe humbja e patentës. Është një regjistrim në autoshkollë si nga e para”.