Shoferët që kalojnë me semafor të kuq, 30 mijë lekë gjobë

Vendimi është marrë nga deputetët e komisionit të Ligjeve, të cilët gjatë seancës së sotme kanë kërkuar me këmbëngulje përgjysmimin e gjobave në kuadrin e ndryshimeve në Kodin Rrugor.

Sipas ndryshimeve të propozuara, nëse një drejtues automjeti shkel semaforin apo urdhrin e policit për të ndaluar, atëherë do të ndëshkohet nga 20-30 mijë lekë të reja.

Po ashtu edhe në rastet e përsëritjes së shkeljes së semaforit deputetët kanë rënë dakord me ministrinë që në rastet kur gabimi përsëritet më shumë se dy herë brenda dy vjetëve, atëherë vendosja e gjobës do të pasohet edhe me pezullimin e patentës nga 9 muaj deri në 1 vit.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?