Shoferi i autobusit me Koronavirus thyen karantinën, infekton 11 persona

Një ndër shtetet fqinje ku po shtohen rastet e të infektuarve me Koronavirus është Kosova ku dje ka shkuar në 125 numri i të infektuarve mes të cilëve edhe një foshnje 5 muajshe.

11 raste të reja u regjistruan në fshatin Topanicë të Kamenicës, ku shkak dyshohet se është bërë një shofer autobusi, me inicialet B.M. i cili rezultoi pozitiv me koronavirus të hënën.

Mendohet se ai nuk ka respektuar rregullin e vetë-izolimit, edhe pse ishte kthyer nga Gjermania më 19 mars.

Ai ka zhvilluar një intervistë telefonike me “Insajderin”, ku ka deklaruar se para se t’i shfaqeshin simptomat e COVID-19, vetëm një herë kishte dalë nga shtëpia.

Kam dalë vetëm një herë për të shkuar tek mjekët në Kamenicë. Nuk kam dalë nga shtëpia, vetëm shokë kanë ardhur për të më parë.

Po ashtu tregon se nuk ka dijeni nga mund ta ketë marrë sëmundjen ndërsa thotë se së fundmi ka dërguar dhjetëra qytetarë drejt Gjermanisë dhe po aq janë kthyer me të drejt Shqipërisë.

Nuk e di. Rreth 37 udhëtarë i kam pasur për Gjermani, pastaj 40 të tjerë në linjën kthyese. Me të 13 mars kam shkuar për Gjermani dhe jam kthyer më 19 mars.

Lajmi se shkak për infektimin e 11 personave në fshatin Topanicë është bërë vetë ai është konfirmuar dje nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë.

Ky fshat u vendos në karantinë më 30 mars. Komuna e Kamenicës po ashtu ka dezinfektuar dje rrugët e fshatit.

SHKARKO APP