Shoferi i dehur përplaset me pemën në Elbasan, vdes pasagjeri 21-vjeçar

Një aksident rrugor me pasoja fatale ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën “Janaq Kilica” në Elbasan.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin R. R., 26 vjeç, pasi automjeti që ai drejtonte, duke qenë në gjendje të dehur, doli nga rruga dhe u përplas me një pemë anësore.

Si pasojë e aksidentit humbi jetën pasagjeri i automjetit, shtetasi Nehat Uruçi, 21 vjeç, gjithashtu banues në Elbasan. Drejtuesi i mjetit ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?