Shoferi përplas policin rrugor dhe më pas largohet

Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në afërsi të Prefekturës së Durrësit, ku shtetasi Lajden Kadilli përplasi me makinë motorin e punonjësit të policisë dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Mësohet se polici i bëri shenjë drejtuesit të makinës që të ndalonte, por ai nuk iu bind urdhrit, duke goditur qëllimisht me makinë motorin e efektivit të rrugores.

Policia identifikoi menjëherë autorin e aksidentit dhe është vënë në ndjekje të tij. Nga verifikimet e para rezulton se Lajden Kadilli ka aksidentuar një vit më parë një tjetër punonjës policie.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?