Shoferi që transportoi makinat me euro: Kisha 1 muaj punë, dhe 3 rrugë në Belgjikë

Agim Çeka, shoferi i kamionit që transportonte dy automjetet ”Toyota” ku u gjetën 3.4 milionë euro në Portin e Durrësit, ka treguar para gjykatës internerarin e ndjekur deri sa kamioni që transportonte makinat mbërriti në Shqipëri.

”Unë kisha vetëm një muaj që kisha filluar punë në kompaninë që drejtohej nga Edi Lika”, ka thënë shoferi gjatë seancës gjyqësore. U kontaktova për të marrë mjetet në Belgjikë. Në datë 13 jemi nisur nga Tirana në rrugë tokësore, nëpërmjet Malit të Zi për të shkuar në Belgjikë. Kur shkuam atje u kontaktuam nga një prej kushërinjve Vladi që na tha për makinat. Ngarkuam “Toyotat” dhe u nisëm drejt Italisë. Ishte hera e tretë që vinim të ngarkuar me makina. Një natë para se të niseshin, u kontaktuam nga Edi Lika që na tha të niseshin nga Bari dhe jo Ankona si gjithmonë. Në Portin e Durrësit porositës i mallit ishte Alfred Vladi”, ka deklaruar Agim Çeka.

Policia e shtetit ka nisur procedimin për sasinë e eurove më 20 qershor pas marrjes së informacionit nga SHISH. Për tri ditë deri më 23 qershor kur u kapën eurot, informacioni kishte qarkulluar tek një grup i vogël efektivash të policisë, të cilët janë vendosur të gjithë në verifikim për të parë se nga ka rrjedhur informacioni. Kjo për faktin e rrjedhjes së informacionit një ndër të cilat është edhe dalja e fotove të publikuara në media që paraqesin qeset me euro brenda paketimit të provave materiale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?