Shokët e klasës nderojnë kujtimin e 17-vjeçarit, humbi jetën nga një arrest kardiak

Dhimbje e thellë ka përfshirë një prej gjimnazeve të Durrësit, ku nxënës, mësues dhe familjarë po përjetojnë humbjen e parakohshme të 17-vjeçarit Florian Saraçi. Ai u nda papritur nga jeta gjatë një ore të zakonshme edukimi fizik, si pasojë e një arresti kardiak, duke lënë pas trishtim dhe boshllëk të pazëvendësueshëm.

Në heshtje dhe me lot në sy, bashkëmoshatarët e tij janë mbledhur për ta kujtuar Florianin, jo vetëm si shok klase, por si një djalë plot jetë, energji dhe buzëqeshje që nuk mungonte kurrë. Me qirinj të ndezur në duar dhe fjalë që mezi shqiptoheshin nga dhimbja, ata kanë ndarë kujtime dhe emocione, duke treguar se sa shumë do t’u mungojë.

Në bankën e tij janë vendosur lule, ndërsa në klasë dhe në palestër digjen qirinj që simbolizojnë dritën që ai la pas. Shokët dhe shoqet kanë zgjedhur ta mbajnë pranë edhe në një mënyrë tjetër përmes bluzave me foton e tij, si një kujtim i gjallë i miqësisë dhe dashurisë që ndajnë për të. Mesazhe prekëse janë drejtuar drejt qiellit, sikur të kërkonin që fjalët e tyre të arrinin tek ai: falënderime për çdo moment, për çdo buzëqeshje, për çdo kujtim që do të mbetet i paharruar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?