Shokon ish-operativi i CIA-s: Në Bejrut, tragjedia erdhi nga municionet ushtarake
Robert Baer, një ish-operativ i CIA-s me përvojë të gjerë në Lindjen e Mesme, thotë se videot e shpërthimit në Bejrut të Libanit, treguan se nitrati i amonit mund të ketë qenë i pranishëm në depo por ai nuk beson se ishte pikërisht nitrati i amonit përgjegjësi për shpërthimin masiv që ka lënë të paktën 80 viktima dhe mbi 4 mijë të plagosur.
Baer për ”CNN”, pohon se shpërthimi vdekjeprurës erdhi nga municionet ushtarake. “Ishte eksploziv ushtarak. Nuk ishte nitrat amoni. Jam mjaft i sigurt për këtë”. Baer vuri në dukje se pluhuri i bardhë i parë në videot e incidentit para shpërthimit të madh, është tregues se nitrati i amonit ishte i pranishëm dhe po digjej. “Pothuajse duket si një aksident”, tha ai.
Ai është i bindur për praninë e eksplozivit, edhe pse pohon se për momentin nuk ka shenja të qarta që tragjedia ka qenë një sulm ose atentat i mirëfilltë.
“Ishte paaftësi dhe mbase ishte korrupsion, por pyetja është nëse ishte eksploziv ushtarak, kush ishte duke shkuar ose pse ishte i ruajtur atje? Mund të jetë aksident, por dikush duhet të thotë çfarë bënte aty ai material ushtarak. Askush në Liban do të pranonte praninë e atij materiali në zonën e portit. Ndoshta të vërtetën nuk do ta dimë kurrë”.
Me një forcë të ngjashme me një tërmet 3.3 të shkallës Rihter, shpërthimi u ndje deri në Qipro dhe shkatërroi ose dëmtoi godina në një rreze prej 10 kilometrash.
Cnn/R.Shtylla