Shokon politikani malazez: Të ndërtojmë një mur me Shqipërinë
Kreu i Lëvizjes Malazeze për Ndryshim, Nebojsha Medojevic, ka premtuar ngritjen e një muri me Kosovën dhe Shqipërinë nëse vjen në pushtet. Sipas tij, ky hap do të ndalonte bandat shqiptare, që operojnë fuqishëm në këtë rajon.
Kjo deklaratë ka shokuar faktorin shqiptar në Mal të Zi, ku ka pasur reagime të njëpasnjëshme. Politikani shqiptar, Nikollë Gegaj tha se pikëpamjet e Medojevicit nxisin urrejtjen fetare dhe intolerancën ndërshtetërore.
Shokuese e ka quajtur këtë deklarataë nga ana tjetër, Fatmir Gjeka, kreu i Partisë Demokratike dhe njëherësh ish-kryetar i Komunës së Ulqinit.
KOHA JONË SONDAZH

