Shoku abuzoi me të bijën, reagon babai i 11-vjeçares: Vajza është e traumatizuar

Babai i 11-vjeçares që ëhtë abuzuar nga shoku i tij, tregon se vajza është e traumatizuar dhe e frikësuar. Ai tha se Terollin e njeh prej shumë vitesh dhe nuk kishte vënë re asnjë gjë të dyshimtë tek ai. ”Vajza është e traumatizuar. Është në shtëpi me ne dhe me shëndet është mirë por shumë e frikësuar. Nuk mban mend nga ngjarja dhe ne nuk e kemi pyetur”.

Si e morët vesh abuzimin?

Fëmijët i tregojnë të gjitha nuk gënjejnë. Sa erdhëm në shtëpi na tregoi vajza çfarë i kishte ndodhur dhe shkuam në polici.

Prej sa vitesh e njihnit Astrit Terollin?

E njoh prej shumë vitesh nuk kisha vënë re asgjë të dyshimtë tek ai. Se di pse erdhi ne shtëpinë time dhe e bëri këtë gjë.

SHKARKO APP