Shoku e fton shokun në shtëpi dhe e përdhunon

 

Burime të Policisë së kryeqytetit thanë se është arrestuar shtetasi me iniciale F.P. i denoncuar një javë më parë për përdhunim nga shoku i tij.

Të njëjtat burime thanë se ngjarja ka ndodhur në një banesë në zonën e Paskuqanit. F.P ka ftuar shokun e tij një vit më të vogël për të pirë birrë në shtëpinë e një mikut të tij. Ai i ka thënë se do të mblidheshin disa djem për të luajtur me letra.

I lënduari ka deklaruar në polici se, e kishte shok prej disa vitesh autorin dhe ka pranuar të shkojë ku i kishin thënë. Në momentin që është futur brenda ka parë se në shtëpi nuk kishte persona të tjerë. F.P. ka mbyllur derën me çelës nga brenda dhe ka marrë një thikë duke e kërcënuar të dëmtuarin. Më pas e ka goditur disa herë me grushte në fytyrë e në bark dhe i ka lidhur duart. Adoleshenti nuk ka pasur mundësi të mbrohet dhe shoku i tij e ka përdhunuar.

Pasi e ka mbajtur të mbyllur për disa orë në banesën ku ishin, autori ka dalë nga shtëpia dhe është larguar.

Në këtë kohë 18-vjeçari i ka telefonuar policisë duke denoncuar ngjarjen, ndërsa është transportuar nga efektivët drejt Mjekësisë Ligjore, ku u është nënshtruar ekzaminimeve të nevojshme.

SHKARKO APP