Shoku i Elmazit rrëfen si ndodhi aksidenti: Doja të hyja vetë por ishte shumë thellë
Shoku i Gjergji Elmazit, njëherazi punonjës i shërbimit zjarrfikës në Korçë, është bërë dëshmitar i momentit të aksidentit fatal ku humbi jetën 24-vjeçari në aksin rrugor Korçë-Maliq. Makina që drejtohej nga i riu ra nga ura pranë qytetit të Maliqit dhe përfundoi në ujërat e lumit Devoll.
Ai ka rrëfyer se pa momentin kur makina doli nga rruga, ndërsa ka tentuar t’i japë ndihmën e parë shokut të tij, por ka qenë e pamundur për shkak të thellësisë së lumit. Më pas ai ka njoftuar policinë e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes.
”Kalova dhe e pashë që ra makina. Doja të hyja edhe vetë por ishte shumë thellë. Makinës i dalloheshin vetëm dritat”,-tha ai.
Të rinjtë kishin kaluar kishin kaluar natën një klub dhe në orët e para të mëngjesit po ktheheshin në shtëpi. Gjergji Elmazi dyshohet të ketë qenë nën efektin e alkoolit.
KOHA JONË SONDAZH

