Shoqata e Botuesve: Ja ku mund t’i gjeni librat shkollorë

Shoqata e Botuesve të Teksteve Shkollore bëri të ditur sot në një njoftim për mediat se të gjitha libraritë pranë shkollave janë furnizuar me tekste shkollore për këtë viti akademik.

Shoqata e Botuesve të Teksteve Shkollore njofton të gjithë drejtorët e shkollave dhe mësuesit, prindërit dhe nxënësit  e qytetit të Tiranës se libraritë pranë shkollave janë furnizuar me tekstet shkollore të arsimit parauniversitar”,- thuhet në njoftimin e Shoqatës.

Sipas drejtuesve të Shoqatës së Botuesve, ky vendim është marrë për të shmangur problemet e krijuara viteve të kaluara, kur shitja e teksteve është bërë pa përdorimin e kasës fiskale. “Në rast të mungesës së librarive, shitja do të bëhet në mjediset pranë shkollave nga persona të autorizuar. U lutemi të gjithë prindërve dhe nxënësve që të fillojnë menjëherë blerjen e teksteve për të shmangur radhët e gjata në ditët e fundit para fillimit të vitit të ri shkollor”,- thuhet në njoftim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?