Shoqata e Botuesve Shqiptarë: ”Komploti” nga Ben Blushi, libri më i shituri në Panarin e Librit
Shoqata e Botuesve Shqiptarë evidenton si botimin më të shitur në Panairin e Librin që u mbajt në Tiranë, librin ”Komploti” nga shkrimtari Ben Blushi.
“Komploti, libri më i shitur në Panairin e Librit: 2500 kopje. Pas përfundimit të Panairit të 26 të Librit të Tiranës, iu drejtuam të gjithë botuesve të na jepnin shifra për shitjet e librave në stendat e tyre.
Nga të dhënat rezulton që libri më i shitur është romani i shkrimtarit Ben Blushi “Komploti”, botuar nga shtëpia botuese “Pegi”, me 2500 kopje. Libri tjetër që vjen pas tij është me një diferencë shumë të madhe”, thuhet në këtë postim.