Shoqata e Gazetarëve Europianë në Shqipëri: Të arrestohen personat që hodhën molotov ndaj mediave
Shoqata e gazetarëve Europian seksioni shqiptar ka reaguar për protestën e sotme para bashkisë, kur protestues të Rithemelimit dhe PL-së hodhën molotov në drejtim të gazetarëve dhe kameramanëve. AEJ bën thirrje që policia të vendosë para drejtësisë autorët e këtij incidenti që mund të merrte përmasa fatale.
”Shoqata e gazetarëve Europian seksioni shqiptar, shpreh shqetësimin e thellë për ngjarjet e sotme, ku persona të panjohur hodhën molotov në drejtim të gazetarëve dhe kameramanëve gjatë protestës para bashkisë Tiranë, organizuar nga opozita dhe “Aleanca për teatrin”.
AEJ Shqipëri, i bën thirrje aktorëve politikë që kenë kujdes dhe të respektojnë gazetarët dhe kameramanët që ndjekin protesta dhe aktivitete të tilla. AEJ i bën apel policisë së shtetit, që ti vendos para drejtësisë autorët e këtij incidenti që mund të merrte përmasa fatale”,- thuhet në reagimin e AEJ.