Shoqata e ish-të përndjekurve politik kujton 62-vjeçarin e vrarë
”Shoqata Antikomuniste e te Perndjekurve Politikë”,-ka reaguar pas vrasjes së Haxhi Baçinozi, pasditen e djeshme në kodrat e liqenit Artificial. Përmes një reagimi në facebook, thuhet se 62-vjeçari ishte një nga organizatoret e revoltës antikomuniste të Burgut të Qafë Barit për te cilën u dënua me 25 vite burg ne vitin 1983. Po ashtu, shprehin ngushëllime për ndarjen e parakohshme nga jeta, të një ‘legjendeanti-komuniste’, siç e cilësojnë ata Baçinozin
Sot, policia arrestoi Myftar Pashën, 56-vjeç, i cili akuzohet për moskallëzim krimi, pasi ai është shok me vrasësin e shpallur në kërkim, Islam Myrtaj. Arsyeja e vrasjes është një borxh prej 50 milionë lekësh që autori i kishte viktimës.
Statusi i plotë
Shuhet legjenda antikomuniste Haxhi Baçinozi !
Me hidhërim te thelle mësuam ikjen e parakohshme dhe trgjike nga kjo jetë te një prej legjendave antikomuniste,ish te burgosurit politik te diktaturës komuniste Haxhi Baçinozi, 62-vjeç nga Fieri, i cili u vra në një atentat me armë zjarri, pasditen e sotme tek liqeni artificial ne Tirane . Haxhiu lindi më 2 korrik të vitit 1957, në fshatin Radostinë të Fierit dhe ka qenë dy herë i dënuar nga diktatura komuniste.
Haxhiu ishte një nga organizatoret e revoltës antikomuniste të Burgut të Qafë Barit për te cilën u dënua me 25 vite burg ne vitin 1983. Haxhi Baxhinozi ishte dëshmitar kryç në procesin gjyqësor për krime kundër njerizimit ,qe ne po përpiqemi te zhvillojmë në Gjermani ,ndaj ish drejtorit famëkeq të burgut komunist te Qafe Barit ,Edmond Caja, Baçinozi ishte një antikomunist I vendosur dhe një nga aktivistet e nderuar të shoqatës sonë .
Shoqata Antikomuniste e te Përndjekurve Politike te Shqipërisë I shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes dhe miqve te Haxhiut dhe e konsideron vdekjen e tij tragjikë një humbje te madhe për te gjithë ne .
Qofsh i parajsës vëllai ,miku, bashkëvuajtesi e bashkëluftëtari ynë i shtrenjtë !!!
KOHA JONË SONDAZH

